Shtëpia e futbollit evropian, UEFA, ka njoftuar se ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, në kuadër të Grupit I për kualifikimet "EURO 2024", e planifikuar të zhvillohej më 15 tetor në stadiumin "Fadil Vokrri" është shtyrë.
Siç njofton Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), deri te ky vendim UEFA ka ardhur si pasojë e situatës së krijuar së fundmi në Izrael, ku është shpallur gjendje lufte.
"Si rrjedhojë autoritetet izraelite aktualisht nuk lejojnë asnjë prej ekipeve sportive të udhëtojnë jashtë vendit", thuhet në njoftimin e FFK-së.
UEFA ka bërë të ditur se me kohë do të njoftojë për datën e re të kësaj ndeshjeje.
Kombëtarja e Kosovës luan sot kundër Andorrës në "Andorra National Stadium" në kuadër të Grupit I për kualifikimet "EURO 2024".
AA