​Caktohet data e re për ndeshjen Kosovë-Izrael / Foto: KosovaPress

Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme ndërmjet Izraelit dhe Palestinës çoi në anulimin e shumë ndeshje të planifikuara nga UEFA dhe FIFA. Ndeshjet e reprezentacionit izraelit të parashikuara të zhvillohen në fillim të muajit tetor ishin anuluar me vendim të UEFA-së.

Në mesin e tyre ishte edhe ballafaqimi ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Evropian të futbollit që zhvillohet vitin e ardhshëm.

Me vendimin e ri, kjo ndeshje që ishte planifikuar për datën 15 tetor, do të zhvillohet më 12 nëntor.

TRT Balkan / agjencitë