Klubet nga Premier Liga nga të drejtat televizive fitojnë afërsisht 3 miliardë euro.     Foto:AA

E besueshme apo jo?! Top klubet më të mëdha italiane, përfshirë këtu edhe kampionin në fuqi Milanin, përfitojnë dukshëm më pak nga të drejtat televizive se sa skuadrat e ligës së dytë në Angli.
Ky sondazh doli në sipërfaqe disa ditë pasi që Milani u mund në tregun e transferimeve nga Newcastle United, klub ky i cili vitin e kaluar mezi arriti të shpëton nga Liga Premier (Angleze), por që praktikisht ofroi dyfishin e propozimit të Milanit për të siguruar mbrojtësin e ekipit të Lille, Sven Botman.
E kur të gjithë pyesnin si është e mundur kjo, La Gazzeta dello Sport përshkruan mënyrën e saktë të ndarjes së të drejtave televizive midis klubeve të Seria A (Italiane) gjatë sezonit 2021-2022 dhe atyre angleze, dhe befas bëhet e qartë.
Klubi italian me fitimet më të mëdha fitoi 84.2 milionë euro të ardhura nga të drejtat televizive këtë sezon, i ndjekur nga Juventusi me 77.9 milionë euro dhe Milani 77.8 milionë euro.
Napoli doli në vendin e katërt me 68.5 milionë euro dhe Roma përfundoi top pesëshen duke fituar 64.1 milionë euro.
Nga ana tjetër në ligën Premier për nga fitimet e drejtave televizive e para rradhitet Manchester City me 153 milion funta (180 milion euro), i ndjekur nga Liverpool 151 milion funta (178 milion euro), Manchester United 148 milion funta (174 milion euro), Chelsea 143 milion funta(169 milion euro).
Ashtu siç e përmendëm më lartë, pra edhe klubi i cili garon në ligën e dytë të Anglisë, atë të Premiership, Sheffield United ka arritur të përfiton 96.5 milion funta, gjegjësisht 114 milion euro.
Nëse bëjmë një përllogaritje totale, të gjitha klubet e Serisë A, nga të drejtat televizive kanë arritur të grumbullojnë gjithsej 798 milion euro, në krahasim me ata të ligës Premier 2.4 miliardë funta ose afërsisht 3 miliardë euro, respektivisht katër herë më shumë.
Transparenca e ndarjes së buxhetit
Edhe një dallim tjetër duket qartë ndërmjet Serisë A dhe Ligës Premier nëse krahasojmë mënyrën e ndarjes së mjeteve nga drejtat televizive.
Federata angleze është më transparente në këtë drejtim dhe nuk mund të shihet ndonjë disbalans të madh ndërmjet klubeve të rangut të lartë dhe atyre më poshtë, ndërsa në Seria A gjatë llogaritjes se cili klub duhet të fiton më shumë mjete nga drejtat televizive për bazë merren si rezultatet sportive të ekipeve, ashtu edhe numri i shitur i biletave dhe pakove televizive.
Si qëndron puna në vendet e Ballkanit?
Deri tani nuk ka ndonjë informatë, apo analizë e federatave futbollistike të vendeve të Ballkanit, se si qëndron puna me të drejtat televizive, dhe a thua vallë i’u ndahet diçka nga kjo hise ekipeve të ligave përkatëse?!

TRT Balkan