Skuadra spanjolle e futbollit arriti në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të Gjermanisë, duke mposhtur nikoqirët në një ndeshje emocionuese çerekfinale, me rezultat 2:1.
Në Shtutgart është luajtur ndeshja e parë e çerekfinaleve të Kampionatit Evropian dhe pjesa e parë ka përfunduar pa gola.
Nga minuta e 51-të, Spanja arriti në epërsi 1:0 me golin e Dani Olmos, por Gjermania barazoi në fund të pjesës së rregullt me Florian Wirtz në 1:1 dhe e çoi ndeshjen në kohë shtesë.
Pak minuta para fishkëllimës së fundit të arbitrit, më saktë në minutën e 119-të, spanjollët kaluan sërish në epërsi me golin e Mikel Merinos dhe kështu siguruan kalimin në fazën tjetër të kompeticionit.
Në gjysmëfinale, Spanja do të luajë me fituesin e duelit të sonte mes Francës dhe Portugalisë, i cili është duke u zhvilluar sonte nga ora 21:00.