EURO 2024: Tifozët e Türkiyes ndezin atmosferën në Dortmund /       Foto: AA

Tifozët turq kanë krijuar një atmosferë të mrekullueshme në rrugët e Dortmundit në prag të ndeshjes në EURO 2024 që zhvillohet sonte në orën 18:00.

Në atmosferën spektakolare kontribuan edhe tifozët e “zjarrtë” të Türkiyes duke ndezur pishtarë dhe tymuese në ngjyrë të kuqe. Dueli mes Türkiyes dhe Gjeorgjisë është pak orë larg, por tashmë është e qartë se futbollistët gjeorgjianë do të priten me një atmosferë të zjarrt në tribunat e stadiumit Signal Iduna Park në Dortmund.

Përveç ndeshjes mes Türkiyes dhe Gjeorgjisë, e cila është caktuar për në orën 18:00, Portugalia dhe Çekia do të takohen në turin e parë të grupit “F” sonte në Leipzig me fillim nga ora 21:00.

AA