Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte do të jetë epiqendra e futbollit në Kosovë dhe më gjerë. Ndeshja e dytë në “play-off” mes Ballkanit dhe Shkupit, për kualifikimet në garat e mëtejme në Konferencë Ligë, ka ngjallur interes të jashtëzakonshëm gjithandej hapësirës shqiptare. Për kampionët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në futboll kjo është një mundësi historike për t’u kualifikuar në fazën e grupeve të Konferencë Ligës.
Skuadra e Shkupit ndonëse gjatë historisë së klubit disa herë ka luajtur ndeshje kualifikuese për në Evropë, kjo është herë e parë që luan në “play-off” fazën. Njëjtë edhe e ekipi i Ballkanit, i cili këtë vit për herë të parë debutoi në kualifikimet për garat evropiane.
Një biletë më shumë, është fjalia e cila e përshkruan më mirë gjendjen para ndeshjeve të mëdha në futboll. Në një situatë e tillë mbizotëron edhe para ballafaqimit Ballkani - Shkupi. Njoftimet zyrtare të klubit nikoqir nga Suhareka, thonë se mbi 1000 mijë biletat e fundit mund të gjenden sot në Prishtinë. Kapaciteti i Stadiumit “Fadil Vokrri”, është diçka më shumë se 13 mijë ulëse.
Një gol diferencë
Skuarda bardh e kaltër nga pjesa e vjetër e Shkupit, në ndeshjen e sontme në Prishtinë, do të vrapojë të përmbysë rezultatin negativ të ndeshjes së parë me Ballkanin. Përveç fitores ekipit të Shkupit, nuk i konvenon asnjë rezultat tjetër për vazhdimin e garës në fazën e grupeve në Konferencë Ligë. Dallimi mes Ballkanit dhe Shkupit është një gol diferencë, në favor të kampionit të Kosovës. Pas humbjes 1-2 në Shkup, ekipi i “pëllumbave” nga Çairi, me intezitet të lartë në fushën vendase është përgatitur për ballafaqimin e dytë me risinë e futbollit kosovar në këtë sezonë, Ballkanin.
Suhareka nën ethet e futbollit
Vendimi i drejtuesve të Ballkanit që biletat për ndeshjen e dytë kundër Shkupit, të fillojnë nga 1 euro ka ngjallur entuziazëm të paparë në qytezën e Suharekës, në jug të Kosovës. Mijëra bileta tashmë janë siguruara nga vendasit. Por, kërkesë të madhe ka pasur edhe në Prishtinë, ku është caktuar të zhvillohet ndeshja.
Pas pavarësimit të Kosovës, duke mos i llogaritur ndeshjet kualifikuese të reprezentacionit në futboll të Kosovës, kjo është suksesi më i madh i arritur nga një klub futbolli në kualifikimet për garat evropiane.
Pikëtakimi te NEW BORN-i
Në përkrahje të skuadrës së Shkupit, në Prishtinë, pritet të jenë qindra tifoz shqiptar nga Shkupi. Zyrtarët e klubit kanë informuar 600 bileta janë siguruar për tifozët e tyre. Por, jo zyrtarisht pritet që ky numër të jetë më i lartë.
Pikëtakimi i mysafirëve nga Shkupi, do të jetë monumenti i NEW BORN-it në Prishtinë.
25 Gus 2022
Fati vendoset në Prishtinë: Shkupi apo Ballkani në Evropë
Dy ekipe shqiptare në futboll për herë të parë marrin pjesë në “play-off” fazën e Konferencë Ligës.
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Shkollat i bashkëngjiten festës së futbollit, Botërori shikohet në klasa
Rreth 5 miliardë njerëz po ndjekin Kupën e Botës në Katar, ndërsa mes tyre edhe miliona fëmijë nga e gjithë bota do të ndjekin ndeshjet nga klasa. Shumë shtete po lejojnë që mësimi të zëvendësohet me ndjekjen e ndeshjeve të futbollit.
Artikujt në këtë kategori
Kupa e Botës 2026, Shqipëria në vazon 3 për shortin e kualifikueseve
Në të njëjtën vazo me Shqipërinë janë përfaqësueset e Skocisë, Sllovenisë, Irlandës, Maqedonisë së Veriut, Gjeorgjisë, Finlandës, Islandës, Irlandës së Veriut, Izraelit, Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit të Zi. Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore