Klubi turk i futbollit Fenerbahçe ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje për transferimin e portierit kroat Dominik Livakoviq nga Dinamo Zagreb. Livakoviq arriti sot në Istanbul ku u prit ngrohtë nga simpatizantët e Fenerbahçes.
“Klubi ynë ka arritur marrëveshje në parim me portierin dhe ish-klubin e tij Dinamo Zagreb për transferimin e Dominik Livakoviqit. Ai do të vijë sot në Istanbul për t'iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore dhe negociatave të mëtejshme për transferimin”, njoftoi më herët klubi turk.
Portieri kroat, i cili e filloi karrierën e tij në NK Zagreb, në vitin 2015 kaloi në Dinamon e Zagrebit. Livakoviq, 28-vjeçar, ka regjistruar 290 paraqitje për Dinamon e Zagrebit, me të cilën ka fituar gjashtë tituj të kampionatit dhe dy Kupa të Kroacisë.
Livakoviq gjithashtu ka 45 paraqitje për kombëtaren kroate. Ai arriti vendin e dytë me Kroacinë në Kupën e Botës 2018 dhe të tretin në Kupën e Botës 2022.
Fenerbahçe u përforcua këtë verë edhe me boshnjakun Edin Dzeko dhe serbin Dushan Tadiq.