Futbollistja shqiptare Megi Doçi ka firmosur me ekipin turk, Galatasaray.
Sulmuesja 27-vjeçarja prej 11 sezonesh ka qenë pjesë e Vllaznisë së Shkodrës, ekip me të cilin ka shënuar mbi 700 gola.
Me fanellën e KF Vllaznia Shkodër, Doçi arriti edhe sukseset më të mëdha në karrierë, duke luajtur për herë të parë edhe në grupet e Ligës së Kampioneve, ndërsa në vitin 2023 arriti të fitojë edhe Topin e Artë në Shqipëri.
Në kampionatin turk, Gallatasaray këtë sezon renditet në vendin e dytë.
TRT Balkan / agjencitë