Galatasaray festoi si mysafir ndaj klubit slloven Olimpia Lubjanë me rezultat 3:0 në ndeshjen e parë të raundit të tretë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve të UEFA-s të zhvilluar mbrëmë në Lubjanë.
Ndeshja e zhvilluar në "Stozhice Arena" filloi me një ritëm mjaft të lartë.
Lojtarët e Galatasarayit kaluan në avantazh në minutën e nëntë të ndeshjes me golin e shënuar nga Kerem Aktürkoğlu.
Nikoqirët patën një mundësie për të barazuar në minutën e 14-të, por portieri Muslera ishte i sigurt.
Nikoqirët më pas gjithashtu shënuan një gol, i cili u anulua.
Galatasaray hyri në pjesën e dytë me lojë mjaft sulmuese, e cila dha frytet e saj. Dries Mertens shënoi në minutën e 48-të dhe rriti epërsinë e Galatasarayit në 2:0. Në vazhdim, Abdulkerim Bardakçi shënoi golin e tretë, por me ndihmën e VAR-it goli u anulua për shkak të një pozicioni të paligjshëm.
Rezultatin përfundimtar e vendosi Halil Dervişoğlu në minutën e parë shtesë.
Ndeshja e kthimit mes Galatasarayt dhe Olimpija Lubjana është planifikuar të zhvillohet më 15 gusht në Istanbul.