Hidhet shorti për "play-off"-in e Ligës së Kampionëve. / Foto: AA

Sot në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës u hodh shorti i "play-off"-it të fazës eliminatore për Ligën e Kampionëve.

Në formatin e ristrukturuar, Liverpool, Barcelona, ​​Arsenal, Inter Milan, Atletico Madrid, Bayer Leverkusen, Lille dhe Aston Villa, të cilët ishin në tetëshin e parë në tabelë pas tetë ndeshjeve në fazën e ligës, kaluan drejtpërdrejt në raundin e së tetës së finales.

Ekipet që përfunduan në pozitat nëntë deri në 16 në renditjen e Ligës së Kampionëve, janë caktuar të përballen kundër skuadrave që përfunduan midis pozitave 17 dhe 24 në tabelë për fazën e "play-off"-it.

Atalanta, Borussia Dortmund, Real Madrid, Bayern Munich, AC Milan, PSV Eindhoven, Paris Saint-Germain, Benfica, Monaco, Brest, Feyenoord, Juventus, Celtic, Manchester City, Sporting Lisbon dhe Club Brugge, që përfunduan midis pozitave nëntë dhe 24 në tabelë, u kualifikuan për në fazën e plejofit.

"Play-off"-i i Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në dy ndeshje, duke u luajtur më 11-12 dhe 18-19 shkurt.

Manchester City do të presë kampionin në fuqi Real Madrid më 11 ose 12 shkurt, ndërsa ndeshja e dytë do të zhvillohet në Madrid më 18 ose 19 shkurt.

Datat e sakta për të dyja ndeshjet do të konfirmohen më vonë.

- Ndeshjet e "play-off"-it:

Club Brugge – Atalanta

Sporting CP - Borussia Dortmund

Manchester City - Real Madrid

Celtic - Bayern Munich

Juventus - PSV

Feyenoord - AC Milan

Brest - Paris Saint-Germain

Monaco - Benfica

TRT Balkan / agjencitë