Ish-ylli i NBA-së: U detyrova të fshij postimin "Liri për Palestinën".  Photo: Dwight Howard (Twitter)

Ish-ylli i NBA-së, Dwight Howard, tha se është detyruar të fshijë postimin "Liri për Palestinën".

Në një program ku mori pjesë Howard tha: "Ka shumë gjëra që dëshironi t'i thoni kur luani në NBA. Mund t'i thuash, por nëse i thua e di se do të ketë pasoja. Mund të futesh në telashe të mëdha. Për shembull, disa vite më parë, derisa luaja për Houston Rockets, bëra postimin 'Liri për Palestinën' dhe pothuajse u përjashtova nga liga për këtë".

Basketbollisti 39-vjeçar i cili ka fituar kampionatin në NBA tha: "Unë bëra postimin në Twitter 'Liri për Palestinën'. Në një kohë më pak se 10 minuta pasi ndava këtë postim, komisioneri i NBA-së, menaxherët dhe njerëzit që punojnë në fondacionin tim më telefonuan dhe më thanë 'Duhet ta fshini këtë postim', ndërsa unë u thashë se 'Çfarë kam bërë që mund të ishte kaq e keqe?'".

Ai thotë se ka pasur vështirësi të shprehte mendimet e tij kur luante në NBA. "Kur isha në NBA, filloni mendoni nëse them shumë, nëse them ndonjë gjë, ju jeni në një vend ku mund të mos gjeni më punë. Mendoni se unë duhet të mbaj gjuhën time. Por, është shumë e vështirë ta bësh kur je i detyruar të përballesh me kaq shumë situata", thekson Howard.

Howard ka fituar një kampionat në NBA në karrierën e tij dhe është përzgjedhur 8 herë si All-Star dhe konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë mbrojtës të të gjitha kohërave.

TRT Balkan / agjencitë