Federata e Futbollit të Shqipërisë po përballet me katër akuza nga UEFA për një mesazh provokues të shfaqur nga tifozët e saj gjatë ndeshjes kundër Italisë në Kampionatin Evropian dhe sjellje të tjera josportive.
UEFA njoftoi të dielën se Federata Shqiptare e Futbollit përballet me masë disiplinore për mesazhin e diskutueshëm, hedhjen e objekteve në fushë, përdorimin e mjeteve piroteknike dhe hyrjen e tifozëve në fushë.
Një tifoz ka dalë në fushë në fund të ndeshjes kundër Italisë, ku Shqipëria u mund 1:2.
UEFA nuk specifikoi se për çfarë mesazhi ishte, por se akuza i referohet “përcjelljes së një mesazhi provokues të papërshtatshëm për një ngjarje sportive”.
Disa tifozë shqiptarë kanë ekspozuar flamuj dhe simbole të UÇK-së, si dhe është shfaqur edhe flamuri i “Shqipërisë së Madhe”.