Xhevahiri i kombëtares, Asllani, kampion Italie me Interin. / Foto: Inter.it

Skuadra e Interit, ku luan mesfushori kuqezi Kristjan Asllani, është shpallur kampione e Italisë. Zikaltrit pas fitores me Milanin mbrëmjen e të hënës, kanë siguruar matematikisht titullin e 20 kampion në Seria A.

Një nga protagonistët e këtij sezoni te zikaltrit ishte dhe futbollisti kuqezi, Kristjan Asllani, i cili ka shënuar 1 gol dhe 2 asiste deri më tani.

“Ne jemi vërtet të lumtur, nuk ka fjalë. Si tifoz i Interit, nuk mund të kërkoja asgjë më të mirë. Ndoshta nuk e kam kuptuar ende këtë kampionat, do të shohim të nesërmen. Fitorja në derbi ndoshta ka edhe më shumë rëndësi. Ne donim kampionatin, ia dolëm. Tani le të vazhdojmë përpara”, tha Asllani për mediet.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka uruar Asllanin për këtë sukses.

“Nder dhe krenari të shohim një lojtar të Kombëtares shqiptare të shpallet kampion në Serie A. Urime titullin kampion Kristjan Asllani!”, lexohet në statusin e Dukës.

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll do të luajë Kampionatin Evropian EURO 2024 në Gjermani këtë verë, ndërsa futbollisti zikaltër ishte një nga titullarët në fazën e kualifikimeve.

Para disa ditësh, futbollisti tjetër shqiptar, Granit Xhaka, i cili përfaqëson Zvicrën, u shpall kampion i Gjermanisë me skuadrën e Bayer Leverkusenit.

TRT Balkan / agjencitë