Një surprizë e re e madhe në Kupën e Botës në Katar. Kombëtarja japoneze është meritore për sensacionin e dytë të Botërorit.
Japonezët mundën Gjermaninë 2:1. Gjermania u largua në pjesën e parë me avantazh 1:0. Golin për Gjermaninë në minutën e 33-të e shënoi Gundogan nga penaltia. Në minutën e 44-të gjermanëve iu anulua një gol, të cilin e shënoi Haverts.
Në pjesën e dytë kombëtarja japoneze bëri një kthesë. Ata shënuan dy gola për tetë minuta. Fillimisht Doan barazoi në 1:1 në minutën e 75-të dhe Asano shënoi golin e fitores në minutën e 83-të. Japonezët luajtën me disiplinë dhe nuk lejuan që Gjermania të merrte një pikë. Në shtesën e shtatë minutave, Gjermania pati një nga rastet më të mëdha për të barazuar, por kombëtarja japoneze pengoi që rrjeta e tyre të dridhej për herë të dytë.
Në ndeshjen e dytë të këtij grupi luajnë Spanja-Kosta Rika. Sonte, fuqitë do t'i masin Belgjika me Kanadanë në Grupin F.
23 Nën 2022
Japonia mundi Gjermaninë dhe krijoi sensacionin e dytë të Kupës së Botës
Në pjesën e dytë kombëtarja japoneze bëri një kthesë. Ata shënuan dy gola për tetë minuta.
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Shkollat i bashkëngjiten festës së futbollit, Botërori shikohet në klasa
Rreth 5 miliardë njerëz po ndjekin Kupën e Botës në Katar, ndërsa mes tyre edhe miliona fëmijë nga e gjithë bota do të ndjekin ndeshjet nga klasa. Shumë shtete po lejojnë që mësimi të zëvendësohet me ndjekjen e ndeshjeve të futbollit.
Artikujt në këtë kategori
Kupa e Botës 2026, Shqipëria në vazon 3 për shortin e kualifikueseve
Në të njëjtën vazo me Shqipërinë janë përfaqësueset e Skocisë, Sllovenisë, Irlandës, Maqedonisë së Veriut, Gjeorgjisë, Finlandës, Islandës, Irlandës së Veriut, Izraelit, Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit të Zi. Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore