Në ditën e parë të Kampionatit Evropian të Basketbollit 2022 (Eurobasket 2022), i cili do të mbahet këtë vit për herë të 41-të, do të luhen gjashtë ndeshje.
Në kuadër të raundit të parë, ndeshjet e Grupit A do të luhen në Tbilisi, kryeqyteti i Gjeorgjisë, ndeshjet e Grupit B do të luhen në Këln të Gjermanisë, ndeshjet e Grupit C do të luhen në Milano të Italisë, ndërsa ndeshjet e Grupit D do të luhen në Pragë, kryeqyteti i Çekisë.
Pas ndeshjeve të grupeve, kampionati do të vazhdojë në Berlin, kryeqytetin e Gjermanisë.
Grupet
Orari i reprezentacioneve sipas grupeve në Kampionatin Evropian të Basketbollit është si më poshtë:
Grupi A:
Türkiye
Spanja
Gjeorgjia
Mali i Zi
Belgjika
Bullgaria
Grupi B:
Gjermania
Hungaria
Sllovenia
Lituania
BeH
Franca
Grupi C:
Greqia
Estonia
Ukraina
Britania e Madhe
Italia
Kroacia
Grupi D:
Holanda
Finlanda
Polonia
Çekia
Izraeli
Serbia
Ndeshjet e para
Ndeshjet e para të grupeve A dhe B luhen nesër, ndërsa ndeshjet e grupeve C dhe D janë planifikuar të premten, më 2 shtator.
Reprezentacioni i Türkiye merr pjesë për herë të 25-të në Kampionatin Evropian. Nesër ky reprezentacion luan ndeshjen e parë në Eurobasket 2022 kundër Malit të Zi dhe ndeshja fillon në orën 16:15.
Nesër në Kampionatin Evropian të Basketbollit 2022 (Eurobasket 2022) janë në program këto ndeshje:
1 shtator, e enjte:
Grupi A (Tbilisi):
13:30 Spanja – Bullgaria
16:15 Türkiye – Mali i Zi
19:00 Belgjika – Gjeorgjia
Grupi B (Këln):
14:30 BeH – Hungaria
17:15 Sllovenia – Lituania
20:30 Franca – Gjermania
2 shtator, e premte:
Grupi C (Milano):
14:15 Ukraina – Britania e Madhe
17:00 Kroacia – Greqia
21:00 Italia – Estonia
Grupi D (Pragë):
14:00 Izraeli – Finlanda
17:30 Polonia – Çekia
21:00 Serbia – Holanda
Formati i turneut
Në Kampionatin Evropian të Basketbollit 2022 (Eurobasket 2022) marrin pjesë 24 reprezentacione të ndara në katër grupe.
Reprezentacionet që fazën e grupeve të kampionatit do ta përfundojnë në katër pozitat e para, do ta vazhdojnë me ndeshje nga 1/8 e Eurobasket me metodën e kryqëzimit.
Më pas vijnë çerekfinalet, gjysmëfinalet, ndërsa finalja dhe ndeshja për vendin e tretë të EuroBasket 2022 është caktuar për të dielën, më 18 shtator, pas së cilës do të bëhet shpallja e kampionit të Evropës në basketboll dhe mbajtësve të medaljeve.
1 Sht 2022
Kampionati Evropian i Basketbollit: 24 reprezentacione në garë për titullin
Ndeshjet e fazës së grupeve të Eurobasketit do të luhen në Tbilisi, Milano, Këln dhe Pragë, ndërsa finalja në Berlin.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.