Türkiye në garë për të pritur një finale të klubeve evropiane në 2026-2027.  / Foto: AA

UEFA tha se Türkiye është mes nëntë Asociacioneve kombëtare të interesuara për të pritur finalet e Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës në 2026 dhe 2027.

Në një deklaratë, UEFA tha se "kishte marrë deklaratë interesi nga nëntë shoqata anëtare për të pritur finalet e klubeve të UEFA-s në 2026 dhe 2027.

“Deklaratat e interesit nuk janë të detyrueshme dhe propozimet përfundimtare do të duhet të dorëzohen me dosjet e ofertave brenda datës 21 shkurt 2024. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të emërojë Asociacionet pritëse për raundin e 16-të në maj 2024”, thuhet në deklaratë.

Federata Turke e Futbollit ka propozuar stadiumet e klubeve Beşiktas, Fenerbahçe ose Galatasaray për një finale të ardhshme, me vetëm një vend futbolli që do të konfirmohet pas dorëzimit të ofertës.

UEFA shpalli gjithashtu ofertuesit e interesuar për finalet e Lıgës së Evropës për meshkuj, femra, dhe Ligës së Konferencës.

Türkiye priti për herë të fundit finalen e Ligës së Kampionëve në qershor të këtij viti, kur Manchester City mundi Interin 1-0 për të fituar titullin e Ligës së Kampionëve në stadiumin Olimpik Ataturk në Istanbul.

I njëjti vend priti më parë finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2005. Në atë ndeshje, Liverpool mundi Milanin me penallti.

Stadiumi i Fenerbahçes priti finalen e Kupës UEFA 2009, në të cilën Shakhtar Donetsk i Ukrainës u bë kampion pasi mposhti Werder Bremenin 2-1 në kohën shtesë.

Kupa Evropiane UEFA, e prezantuar në vitin 1971, u riemërua si Liga e Evropës në vitin 2009.

Ofertuesit e interesuar për finalet e klubeve të UEFA-s 2026, 2027

Finalja e Ligës së Kampionëve

Hungari: Budapest – Puskas Arena

Itali: Milan – Stadiumi San Siro

Finalja e Ligës së Kampionëve të UEFA-s për femra

Gjermani: Gelsenkirchen, Mynih ose Shtutgart

Norvegji: Stadiumi Oslo – Uleval

Skoci: Glasgow – Hampden Park

Finalja e Ligës së Evropës

Gjermani: Düsseldorf, Frankfurt, Gelsenkirchen, Leipzig ose Shtutgart

Rumani: Bukuresht – Arena Kombëtare

Skoci: Glasgow – Hampden Park

Türkiye: Istanbul – Beşiktaş, Fenerbahçe ose stadiumi Galatasaray

Finalja e Ligës së Konferencës së UEFA-s

Gjermani: Stadiumi Leipzig – Leipzig

Izrael: Jerusalem – Stadiumi Teddy

Norvegji: Stadiumi Oslo – Uleval

Skoci: Glasgow – Hampden Park

Zvicër: Gjenevë – Stade de Geneve

TRT Balkan / agjencitë