Skuadra kampione e botës në futboll, Argjentina, në orët e para të ditës së martë ka aterruar në Aeroportin Ezeiza në Buonos Aires
Me kupën e botës në dorë i pari i cili zbriti nga aeroplani ishte Liones Messi.
Për gjithë ekipin e Argjentinës ishte shtruar qilim i kuq.
Festa kryesore në kryeqytetin Buenos Aires është planifikuar të zhvillohet me 21 dhjetor, në afërsi të monumentit të Obeliskut, një pikëqënder tradicionale e organizimit të festave sportive.
Më 18 dhjetor Argjentina e mundi Francën në finalen e Kupës së Botës në Katar, me çka arriti të fitojë trofeun e 3-të në këto gara.
Kjo ndeshje, mes të tjerash, është cilësuar si finalja më e mirë në historinë e garës së kupës së botës, pasi e njëjta me gjithë kohën shtesë zgjati afërsisht tri orë dhe përfundoi me fitoren në penalti të Argjentinës me rezultat 4:2.