Në ndeshjen e parë të Kupës së Botës, futbollistët e Ekuadorit fituan 2:0 ndaj nikoqirit, skuadrës së Katarit.
Enner Valencia nga skuadra e Ekuadorit shënoi një gol në minutën e 3-të, por, pas rishikimit të videos, ai u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje.
Në minutën e 16-të, Valencia shënoi gol nga pika e bardhë për të kaluar Ekuadorin në epërsi 1:0. Në minutën e 31-të, Valencia rriti në 2:0 epërsinë e Ekuadorit, duke shënuar gol me kokë dhe me atë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë të lojës, lojtarët e Katarit luajtën më sulmues dhe mundësinë më të mirë për të shënuar e patën në minutën e 87-të, kur Mohammed Muntari gjuajti, por topi përfundoi mbi traversë.
Ndeshjes mes skuadrës së Katarit dhe të Ekuadorit i ka paraprirë një ceremoni spektakolare në stadiumin “Al Bayt”, e cila hapi Botërorin 2022.
20 Nën 2022
Katari pëson humbje në hapjen e Kupës së Botës kundër Ekuadorit
Ndeshja e radhës në kuadër të Grupit A zhvillohet nesër (21 nëntor) midis Holandës dhe Senegalit.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Shkollat i bashkëngjiten festës së futbollit, Botërori shikohet në klasa
Rreth 5 miliardë njerëz po ndjekin Kupën e Botës në Katar, ndërsa mes tyre edhe miliona fëmijë nga e gjithë bota do të ndjekin ndeshjet nga klasa. Shumë shtete po lejojnë që mësimi të zëvendësohet me ndjekjen e ndeshjeve të futbollit.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.