“Kenilworth Road”, rikthim në një epokë të kaluar të stadiumeve angleze. / Foto: Reuters

“Kenilworth Road” është emri i stadiumit më të përfolur pas kualifikimit të Luton Town në Premier ligën angleze.

Ky stadium daton që nga viti 1905, dhe është ndër stadiumet më të vjetra në botë.

Ky stadium daton që nga viti 1905. Reuters

Shtëpia e tyre komode dhe kompakte në Kenilworth Road në zonën me popullsi të dendur Bury Park të qytetit është një rikthim në një epokë të kaluar të stadiumeve angleze.

I rrethuar nga rrugë të ngushta banimi në skaj të qendrës së qytetit, projektorët e Kenilworth Road ngrihen mbi shtëpi me tarraca.

“Keliworth Road” është stadiumi me aksesin më të çuditshëm në Angli. Gjegjësisht, në stadium futesh përmes ndërtesave në Luton.

Stadiumi i Luton Town. Reuters

Tifozët që shkojnë në “Kenilworth Road” hyjnë në një hyrje të banesës dhe më pas ngjiten shkallëve në pjesën ku sektori është menduar për vizitorët.

Hyrja në stadium ndërmjet shtëpive. Reuters

Ky stadium i cili ka kapacitet nën standardet e ligës më elitare në botë, me vetëm 10 mijë ulëse, sezonin e ardhshëm do të presë disa nga emrat dhe skuadrat më të mëdha të futbollit botëror.

Rrugëtimi i Luton Town drejt Premier Ligës?

Skuadra e cila mezi e shmangu rënien në kategorinë e tretë të futbollit anglez sezonin e kaluar, Luton Town nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Premier Ligës angleze.

Burney dhe Sheffield United kishin siguruar hyrjen në elitë direkt, ndërsa Lutonit iu desh ta bënte duke e fituar play-offin.

Në finalen e play-offit, Luton fitoi me penallti ndaj Coventry Cityt, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllën 1-1.

Luton Town:Coventry City. Reuters

Luton luajti për herë të fundit në nivelin më të lartë të futbollit anglez në sezonin 1991/1992.

Pse ndeshja Luton-Coventry ishte më e shtrenjta në botë?

Ndeshja për kualifikim në Ligën Premier njihet si ndeshja më e shtrenjtë në futboll sepse garanton të ardhurat më të larta që mund të marrë një klub i promovuar në Evropë.

Festa e Luton Town pas kualifikimit në Premier ligë. Reuters

Përkatësisht, për hyrjen në Ligën Premier, Luton do të marrë një shumë prej mbi 100 milionë euro.

Varësisht nëse do të qëndrojnë në elitë ose jo pas një vitit, ata do të marrin shumë para si pjesë e fitimeve nga të drejtat televizive.

Të ardhurat totale të Lutonit do të jenë nga 200 deri në 250 milionë euro.

TRT Balkan