Është hedhur shorti për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për femra.
Ndonëse skuadrës së Vllaznisë nuk i buzëqeshi fati gjatë shortit, për tifozët shqiptarë ky eveniment futbollistik do të mbahet mend meqë do të kenë rastin të shikojnë nga afër yje të futbollit botëror.
Skuadra shqiptare Vllaznia, e cila u kualifikua në këtë fazë pasi mposhti skuadrën Vorskla-Kharkiv, me rezultatin 2-1 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, do të ketë kundërshtarë mjaft të fortë.
Vllaznia është zgjedhur në Grupin A dhe do të ketë punë shumë të vështirë pasi do të ballafaqohet me skuadra të mëdha evropiane si Chelsea, Real Madrid dhe Paris-Saint-Germain.
Shorti i plotë i Ligës së Kampionëve për femra:
Grupi A: Chelsea, Paris St-Germain, Real Madrid, Vllaznia
Grupi B: Wolfsburg, Slavia Pragë, St Polten, Roma
Grupi C: Lyon, Arsenal, Juventus, Cyrih
Grupi D: Barcelona, Bayern Munich, Rosengard, Benfica
Ende nuk janë caktuar datat e zhvillimit të ndeshjeve, por ato do të zhvillohen gjatë muajve tetor-dhjetor.
3 Tet 2022
KFF Vllaznia në një grup me gjigantët evropianë
Real Madrid, PSG dhe Chelsea do të jenë kundërshtarët e skuadrës shqiptare Vllaznia në grupin e Ligës së Kampionëve për femra.
Kosova Press
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.