Kosova braktisi ndeshjen me Rumaninë pas provokimeve të tifozëve vendas         / Foto: Reuters

Menaxheri i kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, deklaroi të premten vonë se skuadra e tij nuk dëshironte të kthehej në fushë kundër Rumanisë për shkak të racizmit.

Derbi në “ligën e tretë” të kompeticionit më të ri për kombëtaret të UEFA-s, u luajt mes Rumanisë dhe Kosovës. Ndeshja u ndërpre në kohën shtesë pas përfundimit të 90 minutave për shkak të trazirave dhe provokimeve të tifozëve vendas, të cilët krijuan probleme gjatë gjithë ndeshjes. Me rezultatin 0:0, lojtarët e Kosovës u larguan nga fusha pasi nga tribunat brohoritej "Kosova është Serbi".

"Nuk mund të marrim pjesë në një ndeshje ku nuk respektohen parimet bazë të UEFA-s. Kishte edhe sjellje raciste ndaj kombëtares së Kosovës, kështu që vendosëm të mos marrim pjesë në këtë ndeshje, pasi kjo është hera e dytë që ndodh në të njëjtin stadium," tha Shala.

Futbollistët e Kosovës u larguan nga stadiumi në Bukuresht vetëm rreth orës një pas mesnate, dhe siç raportojnë mediat, pati tollovi dhe shtyrje edhe në tunelin e stadiumit, ku një zyrtar rumun provokoi një futbollist të Kosovës.

TRT Balkan / agjencitë