Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Mesdhetar të Karatesë / Photo: AA

Federata Mesdhetare e Karatesë, në bashkëpunim me Federatën Botërore të Karatesë (WKF), ka njoftuar zyrtarisht Federatën e Karatesë së Kosovës (FKK) se është aprovuar dhe konfirmuar organizimi i Kampionatit Mesdhetar të Karatesë në Prishtinë, nga data 12-14 shtator 2025.

Ky vendim erdhi pas vizitës së Presidentit të WKF-së, Antonio Espinós, dhe Sekretarit të EKF-it Davor Cipek në Kosovë gjatë festimeve të 10-vjetorit të pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC). Gjatë këtyre festimeve, Federata e Karatesë së Kosovës (FKK) rikujtoi kërkesën për organizimin e kampionatit, të bërë më parë gjatë Kampionatit Mesdhetar në Olbia, Itali 2024.

Në këtë kampionat pritet të marrin pjesë 26 shtete nga 3 kontinente, anëtare të Federatës Mesdhetare të Karatesë.

Kosova Press