Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka humbur ndaj Rumanisë me rezultat 0-3 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Kosova tentoi të shënonte në pjesën e parë të ndeshjes, por ishte ekipi mysafir që arriti të shënojë në fund të pjesës së parë.
Rumania doli në epërsi me 0 me 1 në minutën e 40-të me Dennis Man, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Vetëm pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Rumania thelloi rezultatin për 0 me 2, me një gol të shënuar nga pika e bardhë.
Penalltia u shkaktua nga Valon Berisha në minutën e 51-të, ndërsa u akordua pas rishikimit të situatës në “VAR” dhe futbollisti rumun Razvan Marin ishte i saktë.
Rumania në minutën e 82-të përmes Denis Dragus thelloi edhe më shumë rezultatin për 0 me 3 në, rezultat me të cilin u mbyll edhe ndeshja e zhvilluar në Prishtinë.
Ndeshjen e radhës “Dardanët” e luajnë si mysafirë kundër Administratës Qipriote Greke, më 9 shtator.
Kosova bën pjesë në grupin e 3-të ligës C në kuadër të Ligës së Kombeve së bashku me Rumaninë, Lituaninë dhe Administratën Qipriote Greke.