Kosova e ka nisur mbarë rrugëtimin në parakualifikimet për në Kampionatin Botëror të basketbollit që do të zhvillohet në vitin 2027.
Dardanët triumfuan ndaj Irlandës me rezultat 83-76. Me këtë fitore, Kosova renditet e dyta në Grupin A me dy pikë, aq sa ka edhe Zvicra në vendin e parë.
Fitores së Dardanëve i është gëzuar Kryeminsitri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili ka reaguar në Facebook duke shkruar se besimi në sukses është mjaft i madh, sidomos me mbështetjen e madhe të tifozëve.
Ndeshja e radhës për Kosovën në kuadër të këtyre parakualifikimeve është kundër Azerbajxhanit më 25 shkurt.
TRT Balkan / agjencitë