Kroacia dhe Brazili në çerekfinale: Sa herë janë ballafaquar deri më tani?     Foto: AFP Archive

Të premten, kombëtarja kroate e futbollit do të luajë kundër Brazilit në çerekfinalen e Kupës së Botës, pasi Kroacia mposhti Japoninë në fazën e 1/8, ndërsa skuadra e Brazilit ishte bindëse ndaj Koresë së Jugut 4:1 në ndeshjen e tyre në këtë fazë të garës (4:0).

Por, kjo nuk është herë e parë që këto dy kombëtare do të ballafaqohen njëra me tjetra.

Në vazhdim TRT Balkan ju sjell historikun e ndeshjeve mes Kroacisë dhe Brazilit.

Gjermani 2006

Duke i mos i llogaritur ndeshjes miqësore mes Kroacisë dhe Brazilit, këto dy ekipe në futboll njëra nga kontinetit i Evropës, respektivisht Ballkani dhe tjetra nga Amerika Latine deri më tani dy herë janë përballur në suaza të garave për Kupën e Botës në futboll.

Ndeshja e parë zyrtare mes tyre u zhvillua në vitin 2006 në qytetin e Berlinit në Gjermani ku dhe mbahej Kupa e Botës. Me golin nga Rikardo Kaka, skuadra e Brazilit arriti të korrë fitore në këtë ndeshje. Ndeshja u zhvillua na fazën e grupeve, ku mes të tjerash merrnin pjesë Australia dhe Japonia.

Karateristikë e kësaj ndeshje ishte pjesëmarrja e mbi 30 mijë fansave kroatë.

Brazil 2014

Nikoqir i Kupës së Botës në vitin 2014 ishte Brazili. Shorti për këtë kampionat deshti që Kroacia dhe nikoqiri, Brazili të gjenden në Grupi A, së bashku me skuadrën e Kamerunit dhe Meksikës.

Ndeshja u hap me një autogol nga ekipi i Brazilit, që bëri për disa minuta ekipi nga Kroacia të jetë në avantazh. Mirëpo, ishte sulmuesi i njohur Neymar, (i cili po ashtu pritet të paraqitet në ndeshjen e së premtës) ai që shënoi dy gola dhe ndikoi në përmbysjen e rezultatit. Ndeshja përfundoi me rezultat 3-1 në favor të Brazilit, ndërsa shënues ishte Oscar.

Si do të përfundojë ndeshja e tretë zyrtare mes Kroacisë dhe Brazilit, mbetet të shihet më 9 dhjetor.

TRT Balkan