Një natë drithëruese dhe me shumë emocione ishte ajo e djeshmja në edicionin e Kupës së Botës në Katar.
Australia mori një fitore të madhe ndaj Danimarkës në ndeshjen e fundit të Grupit D, teksa fitoi me rezultatin 1-0.
Golin vendimtar e shënoi Khazri në pjesën e dytë të lojës, ndërsa Danimarka i jep fund rrugëtimit të saj në Katar duke zhgënjyer pritshmëritë.
Pjesa e parë ishte me mjaft ritëm teksa nuk munguan rastet për të dyja skuadrat, edhe pse ato mundësitë flagrante munguan. Sidoqoftë, Danimarka e detyruar edhe prej pikëve, ku i duhej vetëm fitorja tentoi të shfaqej më imponuese dhe Eriksen provoi kuadrantin me një goditje tokazi në brendësi të zonës.
Por, fantazisti i Manchester United nuk pati shënjestrën e duhur dhe në këtë formë pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-0. Në pjesën e dytë, Australia arriti të konkretizonte shansin e saj nëpërmjet Leckie që shënoi golin në minutën e 60-të. Një gol që mbeti në fuqi deri në fundin e ndeshjes me Australinë që me gjashtë pikë kualifikohet si e dyta e grupit pas Francës.
Hera e fundit që Australia kalonte grupin ishte në vitin 2006.
Në ndeshjen e dytë të këtij grupi Tunizia me golin e Wahbi Khazri arriti ta mposhtë Francën me rezultat 1:0, por që nuk mjaftonte për ta kaluar grupin dhe për të siguruar një vend në 1/16 e finales.
Argjentina nuk lejoi befasi
Dramë në grupin C, aty ku festuan Argjentina dhe Polonia. Skuadra e Lionel Scalonit mposhti 2-0 Poloninë dhe siguroi vendin e parë në grup.
Leo Messi humbi një penalti në pjesën e parë, ndërkohë që në pjesën e dytë të takimit erdhën golat e Alexis Mac Allister dhe Julian Alvarez.
Në ndeshjen e dytë të këtij grupi Meksikës nuk i mjaftoi fitorja 1-2 ndaj Arabisë Saudite.
Dy gola iu anuluan djemve të Tata Martinos, të cilët u eliminuan vetëm falë golavarazhit. Feston në këtë mënyrë Polonia, e cila arriti të kualifikohet në 1/16 e finales me pikë të njëjta me Meksikën.
Mësohen dy ballafaqimet e dyta të 1/16
Në bazë të rregullores së FIFA-s, skuadrat e para në grupin përkatës do të ballafaqohen me njërën nga skuadrat e dyta të grupeve të tjera.
Kështu Argjentina si e para nga grupi C në 1/16 e finales do të ballafaqohet me Australinë si e dyta në grupin D.
Ndërsa Franca si e para në grupin D në 1/16 e finales do të ballafaqohet me Poloninë si e dyta në grupin C.
Dy ballafaqimet e para të 1/16 së finales janë Anlgia me Senegalin dhe Holanda me ShBA-në.
Ndeshjet e sotme
Gjatë ditës së sotme do të zhvillohen edhe katër ndeshje të rëndësishme të raundit të 3-të të grupit E dhe F me synimin e vetëm për të siguruar një biletë në fazën e eliminimit të Kupës së Botës.
Në grupin E, Kosta Rika do të ballafaqohet me Gjermaninë, ndërsa Japonia me Spanjën.
Në grupin F, Kanada do të ballafaqohet me Marokun, ndërsa Kroacia me Belgjikën.