Ndeshja Türkiye-Islandë do të referohet nga arbitri shqiptar Enea Jorgji / Photo: AA

Arbitri i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Enea Jorgji, do të gjykojë ndeshjen midis Türkiyes dhe Islandës që do të luhet më 9 shtator, ditë e hënë, në kuadër të Ligës së Kombeve të UEFA-së, njoftoi federata turke.

Ndeshja e vlefshme për Ligën B, Grupin 4, do të zhvillohet në stadiumin Gürsel Aksel në Izmir, ndërsa do të fillojë në orën 20:45.

Ndihmësit e Jorgjit do të jenë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, kurse arbitri i katërt do të jetë Eldorjan Hamiti.


TRT Balkan / agjencitë