Nëntë ekipe shqiptare në futboll garojnë në Evropë, katër shënuan fitore

Nëntë ekipe shqiptare në futboll garojnë në Evropë, katër shënuan fitore

Javën e ardhshme luhet ndeshjet e kthimit në garat kualifikuese për Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Konferencës
Nëntë ekipe shqiptare garojnë në garat evropiane në futboll

Katër nga nëntë ekipet shqiptare të cilët luajnë në garat evropiane në futboll kanë shënuar fitore. Tre prej tyre kanë humbur, dhe dy ndeshja kanë përfunduar me barazim.

Në kualifikimet për Ligën e Kampionëve, nga ekipet shqiptare fitoren më të madhe e ka regjistruar FC Shkupi, kampioni i Maqedonisë së Veriut në futboll. Në ndeshjen e të martës kundër ekipit të Lincoln Red Imps FC, nga Gjiblartari, shkupjanët shënuan tre gola para ndeshjes së kthimit që luhet javën e ardhshme.

Debutimi i parë i FC Ballkanit, kampionit të Kosovës në kualifikimet për Ligën e Kampionëve, përfundoi me barazim . Në ndeshjen kundër Zhalgirisit nga Lituania, të zhvilluar në Prishtinë, futbollistët e Ballkanit arritën të shënojnë vetëm një gol, i cili u barazua shpejtë nga kampionët e Lituanisë (1-1). Ndeshja kthyese luhet me 12 korrik.

Ekipi në futboll i Tiranës, pësoi humbje minimale prej 0-1 kundër FC Dudelange nga Luksmenburgu. Mundësinë për të korrigjuar lojën dhe për të arritur një rezultat më të mire ekipi i Tiranës do ta ketë javën e ardhshme në ndeshjen e kthimit që do të luhet në Air Albania.

Kualifikimet për Ligën e Konferencës

Partizani, Shkëndija dhe Gjilani i kanë mundur kundërshtarët e tyre në ndeshjet e para për kualifikime në Ligën e Konferencës.

Skuadra e Partizani ndeshjën e parë kundër ekipit të Saburtalo Tbilisit e ka luajtur në transfertë dhe ka arritë fitore minimale prej 1-0 si mysafirë. Ky rezultat për Partizanin është shumë i favorshëm pasi ndeshja e radhës luhet në Elbasan Arena javën që vjen.

Ndonëse si vendas, fitore jo më pak të rëndësishme kanë arritur edhe Shkëndija e Gjilani.

Ekipi kuq e zi nga Tetova, në ndeshjen e zhvilluar në Shkup, arriti t'a fitoj skuadrën e Araratit me 2:0 në duelin e parë të raundit eliminator të Ligës së Konferencës
Me fitore garën evropiane ka nisur edhe SC Gjilani. Në ndeshjen e vlerfshme për xhirron e parë të Ligës së Konferencës, Gjilani e ka mposhtur ekipin e FK Liapajës me rezultat 1-0. Ndeshja e kthimit luhet në javën e ardhshme në Letoni.

Një ndeshje 0-0 është zhvilluar në Elbasan Arena, ku u përballën Laçi dhe Iskra. Dy ekipet ndeshjen kryesore për garën e radhës do ta zhvillojnë me 14 korrik.

Humbje për Llapin dhe Dritën

Me diferencë prej minus dy golave ekipi i Llapit javën e ardhshme do të ndeshet me skuadrën e Buduçnostit. Në ndeshjen e zhvilluar të enjten në Podgoricë, llapjanët humbën u mposht 2:0 në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligën e Konferencës.

Me humbje këtë garë e ka nisur edhe FC Drita. Në ndeshjen si mysafir të skuadra Inter Turku, ata kanë humbur me rezultat 1:0.












TRT Balkan