Për të 30-tën herë, udhërrëfyesi i njohur nga Nepali ngjitet në Everest

Për të 30-tën herë, udhërrëfyesi i njohur nga Nepali ngjitet në Everest

I njohur gjithashtu si "Njeriu i Everestit", Rita i është ngjitur malit për herë të parë në vitin 1994.
Për të 30-tën herë, udhërrëfyesi i njohur nga Nepali ngjitet në Everest./       Foto: X, Kami Rita Sherpa

Udhërrëfyesi i njohur i alpinizmit të Nepalit, Kami Rita-Sherpa, shtoi një tjetër rekord duke u ngjitur në malin më të lartë në botë, Malin Everest, për të 30-tën herë.

Rita arriti në majën 8.849 metra në orën 7:49 të mëngjesit (me kohën lokale) me grupin e tij, duke zgjeruar rekordin e tij për më shumë ngjitje në Malin Everest, raportoi uebfaqja lokale e alpinizmit "Everest Chronicle", duke cituar Khimlal Gautam, shefi i zyrës nepaleze të monitorimit dhe lehtësimit të ekspeditave.

Kjo ishte ngjitja e tij e dytë këtë sezon, pas asaj më 12 maj. I njohur gjithashtu si "Njeriu i Everestit", Rita, i është ngjitur malit për herë të parë në vitin 1994.

Në Nepal gjenden tetë nga dhjetë majat më të larta në botë dhe ngjitja malore paraqet aktivitet të madh turistik dhe burim të ardhurash si dhe vende pune për kombin e vogël të Himalajeve.


AA