Skuadra e Shkupit në futboll arriti t’a befasoj në teren vendas ekipin e Dinamo Zagrebit, në kuadër të xhiros së dytë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve. Emri dhe e kaluara e begatashme e kundërshtarit nuk ishin pengesë që shkupjanët të tregojnë një lojë dinjitoze në stadiumin “Maksimir” në Zagreb. Përfundimi i ndeshjes me rezultat 2:2 është një mundësi e mirë për FC Shkupi, që në revashin e caktuar për 26 korrik në Shkup, para publikut vendas të korr fitore.
Në xhiron e parë ekipi i Shkupit, e mposhti ekipin Lincoln Red Imps FC, nga Gjiblartari.
Prej rikthimit në xhiron e parë të futbollit (sezoni 2015/16), në Maqedoninë e Veriut, skuadra e FC Shkupi, katër herë radhazi është duke marr pjesë në garat evropiane në futboll. Ndër emrat më të njohura të botës së futbollit me të cilët shkupjanët janë ballafaquar viteve të fundit ësht FC Glasgoë Rangers nga Skocia.
Drejt Irlandës apo Bullgarisë
Ekipi i Ludogorets nga Bullgaria apo Shamrock Rovers nga Irlanda janë kundërshtarët e radhës të skuadrës së Shkupit, pavarësisht se kjo e fundit garën do t’a vazhdojë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve apo Liga Evropa.
Ndeshja e mbrëmshme mes Ludogorets dhe Shamrock, përfundoi me rezultat 3:0 në favor të ekipit nga Bullgaria.
Eufori para revanshit
Publiku shkupjan pritet të jetë “arma” kryesore e skuadrës së Shkupit në ndeshjen e kthimit me Dinamo Zagrebin. Një fakt të tillë e kanë potencuar i gjithë staf i ekipit
“Besoj që me një stadium të mbushur deri në ulësen e fundit do ta kemi më të lehtë”, deklaroi kryetrajneri Goce Sedllovski.
Fatkeqësia sipas tyre në këtë rast është se ndeshja e kthimit nuk do të luhet në stadiumin amë të Shkupit në “Çair”, por në stadiumin kryesor të qytetit. Mos plotësimi i standardeve të UEFA-s, është arsyeja kryesore pse skuadra e Shkupit nuk i zhvillon garat evropiane në stadiumin tij.
Pëllumbat nga Çairi
Në fushën e sportit në lagjen Çair në Shkup, futbolli luhet pothuajse një shekull. Diku nga kah mesi i viteve të 20-ta të shekullit të kaluar ekipi aktual i Shkupit ishte i njohur me emrin Zafer. Garat nën këtë emër i zhvilloi në kategori të ndryshme të futbollit të asaj kohe. Por, me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, klubi riemërohet në Slloga. Prej asaj kohe e deri në vitin 2013 klubi nga Çairi sukseset më të mëdha i ka arritur nën këtë emër. Vitet e 90-ta ishin zanafillja e sukseseve të mëdha. Me përjashtim të suksesit të këtij viti kur pas më shumë se 20 viteve Shkupi u shpall kampion, ai gjatë viteve të 90-ta në garat të ndryshme evropiane u ballafaqua me ekipe nga Rumania dhe Danimarka, po jo vetëm.
20 Kor 2022
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore