Shqipëria një hap larg Euro 2024. / Foto: AA

Shqipëria me fitoren e mbrëmshme 2:0 ndaj Polonisë në “Air Albania” ka arritur të bëjë një hap të madh për t'u kualifikuar në evropianin e vitit 2024 i cili do të mbahet në Gjermani.

Ndeshja filloi me një minutë heshtje në nderim të viktimave të tërmetit që ka goditur Marokun.

Që në fillim të ndeshjes futbollistët e përfaqësueses shqiptare ishin të entuziazmuar duke kërkuar me çdo kusht golin, i cili përfundimisht arriti në minutën e 37-të pjesës së parë nëpërmjet shkupjanit Jasir Asani.

Ndërsa, golin e dytë dhe të fitores e shënoi Mirlind Daku në minutën e 62-të, pak minuta pasi hyri në lojë.

Me këtë fitore Shqipëria kryeson grupin E me 10 pikë, dy më shumë se Çekia e cila ka një ndeshje më pak.

Nga ana tjetër, 8 pikë i ka edhe Moldavia nga 5 ndeshje, ndërsa Polonia 6 pikë dhe e fundit Ishujt Faroe me 1 pikë.

Ndeshjen e radhës Shqipëria e luan po ashtu si nikoqire më 12 tetor kundër Çekisë.

TRT Balkan