Türkiye fitoi në kampionatin botëror në vollejboll për femra. / Photo: AA

Türkiye eliminoi Kinën 3-1 të dielën (16 korrik) për të fituar Kampionatin Botëror të Volejbollit për Femra FIVB 2023.

Kombëtarja turke fitoi bindshëm ndeshjen finale (25-22, 22-25, 25-19 dhe 25-16) në Arlington në shtetin amerikan të Teksasit.

Në gjysmëfinale, Kombëtarja e Türkiyes ishte më e mirë se e ShBA-të me rezultatin 3:1 (25-21, 25-14, 24-26 dhe 27-25).

Volejbollistet turke u bënë kampionë bote për herë të parë në histori.

Më herët Polonia fitoi medaljen e bronztë pasi mposhti 3:2 në sete kombëtaren e ShBA-së (25-15, 16-25, 25-19, 18-25 dhe 17-15).

TRT Balkan / agjencitë