UEFA zgjedh Türkiyen dhe Italinë si organizatorë të EURO2032. / Foto: UEFA2032

Federata e Futbollit Evropian UEFA ka zbuluar organizatorët mikpritës të EURO 2032.

Ky eveniment i madh sportiv sipas UEFA-s do të pritet nga dy shtete të ndryshme.

“Urime Italisë dhe Türkiyes, bashkëpritëse të EURO2032! Ofertuesit e përbashkët prezantuan 20 stadiume të mundshme pritëse, nga të cilat 10 do të zgjidhen, pesë për vend, deri në tetor 2026”, thuhet në komunikatën e UEFA-s.

Po ashtu, UEFA ka përzgjedhur zyrtarisht edhe organizatorët e EURO2028, Mbretërinë e Bashkuar dhe Republikën e Irlandës.

Vendet e propozuara përfshijnë Belfast, Birmingham, Cardiff, Dublin, Glasgow, Liverpool, Londër (x2) Manchester dhe Newcastle.

Kujtojmë që Kampionati i ardhshëm evropian do të mbahet në vitin 2024 në Gjermani.


TRT Balkan