Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka shkruar historinë duke u shpallur kampion i botës në hendbollin universitar i cili u mbajt në Prishtinë.
Siç njoftoi Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), ekipi kosovar i UP-së (meshkujt) mundi Universitetin Kangwon të Koresë së Jugut me rezultat 33:30 në finalen e Kupës së Botës, të zhvilluar për një javë në kryeqytetin kosovar.
Finalen nga afër e ndoqën edhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, kryeministri Albin Kurti, zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Daulina Osmani dhe personalitete tjera të larta nga Federata Ndërkombëtare e Sporteve Universitare (FISU) dhe Federata e Sportit Universitar.
Ndeshjet e Kupës Botërore Universitare në Hendboll u zhvilluan në palestrën "1 Tetori" dhe në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ku morën pjesë 14 ekipe nga universitete të vendeve të ndryshme të botës.
Kampionati për Kupën e Botës në Hendboll për Sportin Universitar “Prishtina 2022” u mbajt për herë të parë në Prishtinë, ndërsa u organizua nga FISU dhe Federata e Sporteve Universitare të Kosovës (FSUNK) me mbështetje edhe nga MKRS, Ministria e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Komuna e Prishtinës, KOK dhe Federata e Hendbollit të Kosovës.
18 Kor 2022
Universiteti i Prishtinës shpallet kampion i botës në henbollin universitar
Ekipi kosovar i Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" (meshkujt) mundi Universitetin Kangwon të Koresë së Jugut me rezultat 33:30 në finalen e Kupës së Botës
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.