Në rajonin e Medvegjës në Serbi, janë vetëm tre regjistrues me etni shqiptare të cilët po marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë. Por, sipas deputeti të vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, as këta tre shqiptarë nuk po dërgohen në vendbanimet shqiptare, por në dyert e tyre po trokasin regjistrues serbë.
Deputeti shqiptar Kamberi, duke folur për KosovaPress, thotë është në kundërshtim me marrëveshjen që është bërë në ndërmjetësim me OSBE-në. Ai njofton se kanë dorëzuar ankesën në Entin Statistikor të Serbisë dhe se po presin që gjatë ditës të zgjidhet kjo çështje.
Një gjë të tillë e thonë edhe dy nga regjistruesit shqiptarë, me të cilët ka kontaktuar KosovaPress. Këta të fundit nuk kanë dashur të identifikohen. Ata kanë bërë të ditur se prej ditës kur ka nisur regjistrimi, ata janë dërguar në fshatra të cilët janë të banuar nga serbët.
Deputeti Shaip Kamberi shpreh dyshimin se kjo po bëhet me qëllim që të pamundësohen shqiptarët që të regjistrohen.
Sipas tij regjistruesit serbë dërgohen në vendbanime shqiptare, që është në kundërshtim me marrëveshjen që kemi pasur me Ministrinë për Dialog dhe për Drejta të Njeriut me ndërmjetësimin e OSBE-së.
“Ne kemi bërë alarmimin me OSBE-në dhe me ambasadat perëndimore gjatë ditës së djeshme, po presim që sot të ketë një trajtim dhe respektivisht kthim për respektimin e marrëveshjes. Sepse përndryshe ne do të duhet të shqyrtojmë vendimin dhe qëndrimin tonë për regjistrimin e popullsisë në këtë komunë. Sepse dyshojmë që gjithë kjo po bëhet me qëllim që të pamundësohen shqiptarët që të regjistrohen”, njofton Kamberi.
Shqiptarët në Serbi pas 20 viteve janë duke marrë pjesë në procesin e regjistrimit të popullatës. Në vitin 2011 pjesa dërmuese e shqiptarëve në Serbi e bojkotuan këtë proces për shumë arsye, përfshirë edhe pse formularët ishin vetëm në gjuhën serbe në alfabetin qirilik.
6 Tet 2022
Kamberi: Regjistruesit serbë dërgohen në vendbanime shqiptare
Popullata shqiptare në rajonin e Medvegjës në Serbi nuk është duke u regjistruar nga tre regjistruesit e vetëm shqiptar, edhe pse për këtë çështje ekzistonte marrëveshje paraprake.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Hapet ekspozita "Historitë e Vazhdimësisë" nga të rinjtë kosovarë dhe serbë
Në nder të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë më 12 Gusht, u hap një ekspozitë me fotografi, organizuar nga Iniciativa Rinore për të Drejtat e Njeriut në Kosovë dhe Serbi, me qëllim socializimin dhe bashkëpunimit midis të rinjve nga të dyja vendet.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore