Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pranuar me urgjencë në spital, sipas mediave serbe.
B92.net njoftoi se kanë konfirmuar lajmin se Vuçiq është pranuar në spital.
Mediat raportojnë se Vuçiq është pranuar me urgjencë në spital, por jo në Akademinë Mjekësore Ushtarake (VMA).
Gjithashtu, bëhet e ditur se simpatizantët e opozitës kanë publikuar një sërë postimesh në rrjetet sociale në të cilat kanë thënë se Vuçiq ka përfunduar me urgjencë në VMA-në duke shtuar se kjo ishte "hera e dytë brenda 20 ditëve".
AA