Propozohet Qeveria e re e Serbisë: Daçiq kryediplomat, Gashiq kryepolic

Propozohet Qeveria e re e Serbisë: Daçiq kryediplomat, Gashiq kryepolic

Qeveria e re e Serbisë pritet të votohet brenda javës që vjen.
Propozohet Qeveria e re e Serbisë: Daçiq kryediplomat, Gashiq kryepolic.      Foto: AA

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot e ka prezantuar kabinetin e ri të Qeveris, të kryesuar nga mandatarja Ana Bërnabiq. Qeveria e re serbe numëron 25 ministri dhe e njëjta pritet të votohet në Kuvend brenda javës që vjen. Pjesë e përbërjes qeverisëse pritet të jetë edhe Ivica Daçiq, i cili është propozuar të udhëheqë Ministrinë e Punëve të Jashtme. Në krye të ministrisë së Punëve të Brendshme është propozuar të jetë Branisllav Gashiq, drejtori i deritanishm i shërbimit sekret serb BIA. Gjatë periudhës 2014-16, Gashiq ka udhëhequr dikasterin e ministrisë së Mbrojtjes. Presidenti serb Vuçiq, gjatë fjalimit të tij sot deklaroi se Qeveria e re e Serbisë po vjen në kohë të vështira, sepse po zgjidhet për herë të parë në një situatë ku ka gjendje lufte në rrethinë dhe se ajo përballet me sfida të mëdha. Sfida numër një për Serbinë, sipas Vuçiqit është Kosova. “Ne do të kujdesemi që të kemi një qëndrim të unifikuar për këtë çështje për hir të popullit të Kosovës dhe për hir të shtetit serb në tërësi”, tha Vuçiq në fjalimin e tij në seancën e partisë. Mes të tjerash, ai gjatë fjalimit të tij sot deklaroi se Qeveria e re e Serbisë po vjen në kohë të vështira, sepse po zgjidhet për herë të parë në një situatë ku ka gjendje lufte në rrethinë dhe se ajo përballet me sfida të mëdha.

TRT Balkan / agjencitë