Brenda 20 ditëve në Serbi janë regjistruar 4.7 milionë qytetarë, thonë nga Instituti Republikan i Statistikave të Serbisë. Sipas tyre regjistrimi i filluar me 1 tetor të këtij viti po ecën sipas planit dhe pa parregullsi të mëdha në terren. Po ashtu nga IRS, njoftojnë se numri i deritanishëm i të regjistruave është rreth 65 për qind krahasuar me numrin e banorëve nga regjistrimi i vitit 2011
Krahas popullatës gjatë periudhës së kaluar janë regjistuar edhe më shumë se 2.4 milionë apartamente, që sipas IRS-së, është rreth 75 për qind krahasuar me numrin e apartamenteve nga regjistrimi i vitit 2011.
Karakteristikë e këtij regjistrimi të popullatës në Sërbi, është se për herë të pas 20 viteve marrin pjesë edhe shqiptarët. Procesin e regjistrimit në vitin 2011 komuniteti shqiptar e bojktoi për shkak se formularët e regjistrimi ishin vetëm në gjuhën qirilike, por edhe për gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Serbi.
21 Tet 2022
Për 20 ditë në Serbi regjistrohen 4.7 milionë qytetarë
Karakteristikë e këtij regjistrimi të popullatës në Sërbi, është se për here të pas 20 viteve merr pjesë edhe komuniteti shqiptar.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Dialogu Kosovë-Serbi, Bislimi: Raund i dështuar në normalizim e raporteve
Në takim pala kosovare nënvizoi nevojën për nënshkrimin e marrëveshjeve, si garanci për zbatim të saj, nevojën për tërheqjen e letrës së deponuar nga Serbia përmes ish-kryeministres Bërnabiq dhe dorëzimin e Millan Radoiçiq nga ana e Serbisë.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.