Komisioni Republikan Zgjedhor në Serbi njoftoi se më 30 dhjetor në 28 vendvotime do të ketë rivotim.
Në vendimet e shpallura nga Komisioni zgjedhor kumtohet se do të ketë rivotim në qendrat e votimit ku u anulua votimi dhe se në zgjedhjet e përsëritura do të kenë të drejtë vote 12.240 qytetarë.
Gjithashtu, Komisioni Republikan Zgjedhor mori vendim për ndryshimin e vendimit për formën, pamjen, ngjyrën dhe përmbajtjen e fletës së votimit.
Zgjedhjet e përgjithshme në Serbi u mbajtën të dielën më 17 dhjetor, ndërsa fituese doli partia e Presidentit Aleksandar Vuçiq.
Opozita përmes protestave që të dielën eskaluan edhe në dhunë i kundërshton këto rezultate me akuzën se janë manipuluar nga pushteti aktual.
TRT Balkan