Twitter ka pezulluar llogaritë zyrtare të ambasadave të Serbisë në disa vende.
Në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, bëhet e ditur se Twitter ka pezulluar llogaritë të ambasadave të vendit në Armeni, Iran, Indonezi, Nigeri, Zimbabve, Gana dhe Kuvajt dhe të Konsullatës së Chicagos.
Në deklaratën theksohet se llogaritë janë pezulluar pa asnjë njoftim paraprak më 18 gusht. “Është i papranueshëm pezullimi i llogarive të përfaqësive diplomatike të një vendi demokratik që nuk është pjesë e asnjë sanksioni”, thuhet në deklaratë.
Zyrtarë të ministrisë theksuan se Serbia është në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE) dhe bazohet në vlerat evropiane, dhe se është "absurde" që llogaritë në fjalë të pezullohen nga një kompani që "përfaqëson demokracinë dhe mendimin pluralist".
23 Gus 2022
Twitter pezullon 7 llogari zyrtare të ambasadave të Serbisë
Në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, bëhet e ditur se Twitter ka pezulluar llogaritë të ambasadave të vendit në Armeni, Iran, Indonezi, Nigeri, Zimbabve, Gana dhe Kuvajt dhe të Konsullatës së Chicagos.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Dialogu Kosovë-Serbi, Bislimi: Raund i dështuar në normalizim e raporteve
Në takim pala kosovare nënvizoi nevojën për nënshkrimin e marrëveshjeve, si garanci për zbatim të saj, nevojën për tërheqjen e letrës së deponuar nga Serbia përmes ish-kryeministres Bërnabiq dhe dorëzimin e Millan Radoiçiq nga ana e Serbisë.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore