Altun: Mitsotakis nuk e shfrytëzoi mundësinë e presidentit Erdoğan për dialog     Foto: AA

Greqia nuk e ka vlerësuar mundësinë e dhënë nga Türkiye për dialog. Shefi i Kryesisë së Komunikimeve pranë Presidencës së Türkiye-s, Fahrettin Altun, në një intervistë për gazetën greke Kathimerinitha, theksoi se kryeministri grek Kyriakos Mitskotakis nuk e ka shfrytëzuar shansin e dhënë nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan. “Greqia vetëmse dëmton veten duke u vënë përballë Türkiye-s me përllogaritje të ulëta ose duke u besuar vendeve të treta”, ka shtuar ai. Në lidhje me aktivitetet e shpimit në Mesdhe, ai tha se Türkiye vendos vetë si shtet sovran se ku do të kryejnë aktivitete anijet e saj të sondimit. Altun ka nënvizuar se Greqia po i shkel marrëveshjet ndërkombëtare duke armatosur ishujt që kanë status të demilitarizimit. “Të besosh se Türkiye nuk do të nxjerrë zë përballë këtyre hapave të jashtëligjshëm të Greqisë, do të thotë të mos e njohësh Türkiye-n”, tha Altun, duke shtuar se është Greqia pala që po rrit tensionet në Egje prej disa muajsh. Mes tjerash Altun, tha se nëse Türkiye do të donte të luante një lojë të rrezikshme sa Greqia, avionët luftarakë turq do të shiheshin në Gadishullin Attiki. "Por ne nuk kemi një hall të tillë”, është shprehur Altun. Ai ka përsëritur se Türkiye nuk ka qenë dhe nuk do të jetë pala që ngre tensionet, megjithatë, ai potencoi se vendi i tij ka të gjitha mundësitë dhe aftësitë për t’u përgjigjur ndaj çfarëdo veprimi.

AA