Gazetarët në Gaza janë heronjë të cilët luftojnë për të vërtetën dhe bota nuk do të kuptonte për masakrat e Izraelit pa përpjeket e tyre, kështu u shpreh Drejtori i Komunikimeve të Türkiyes, Fahrettin Altun, në simpoziumin e mbajtur në Istanbul me temë “Lufta e medias për të vërtetën në luftën e Gazës: Dhuna, dezinformimi, censura”.
Në fjalimin e tij ai shpalosi disa nga pikat të cilat do trajtohen në gjatë ditës së sotme dhe të nesërme (27 janar), duke bashkëndier me gazetarët e Gazës, si dhe duke i cilësuar si heronjë që luftojnë për të vërtetën.
“Si rezultat i sulmeve izraelite që nga 7 tetori, 120 gazetarë janë martirizuar dhe qindra gazetarë janë plagosur në Gaza, dhe pothuajse çdo ditë, më shumë se një gazetar vritet nga administrata izraelite. Këta gazetarë janë heronj që luftojnë për të vërtetën. Nëse nuk do të ishin përpjekjet e këtyre heronjve, bota nuk do të ishte në dijeni të masakrave të Izraelit dhe shtypjes që po pëson sot populli i Gazës”, tha Altun.
Ai gjithashtu theksoi edhe gadishmërinë e Türkiyes, për të kontribuar që zëri i popullit të Gazës të dëgjohet edhe më shumë.
Nën udhëheqjen e Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, ai shtoi se janë të vendosur të kontribuojmë në rezistencën e justifikuar të popullit të Gazës dhe të punojmë që zëri i tyre të dëgjohet më shumë.
“Si Türkiye, ne jemi të gatshëm të bëjmë pjesën tonë në këtë drejtim deri në fund. Në këtë mënyrë, ne do të zbulojmë se si Izraeli manipulon, shtrembëron dhe ndryshon faktet për interesat e veta”, tha ai.
Me anë të këtij simpoziumi, siç deklaroi Altun, synojnë të kontribuojnë në përpjekjet për luftën ndaj së vërtetës.
“Idetë në simpoziumin tonë do të kontribuojnë në një pranim dhe kuptim të saktë dhe kritik të krizës që po përjetojmë, përpjekjeve vetëflijuese të kolegëve tanë dhe luftës për të vërtetën. Ne besojmë se, përkundër të gjitha pengesave dhe intimidimeve, asgjë nuk do ta pengojë përpjekjen tonë për të vërtetën dhe askush nuk do të mund ta ndalojë këtë përpjekje”, theksoi ai
Mes të tjerash, në këtë simpozium kushtuar gazetarëve në Gaza dhe luftës së tyre për të vërtetën do të trajtohen tema të ndryshme për informacionin, mediat ndërkombëtare, dezinformimin, dhunën ndaj gazetarëve dhe censurën në nivel global.