Altun: Terrorizmi dixhital është një çështje e sigurisë kombëtare

Altun: Terrorizmi dixhital është një çështje e sigurisë kombëtare

Qyteti i Ankarasë ishte nikoqir i seminarit Mediat e Reja dhe Terrorizmi Dixhital
Grupet terrorite  Türkiye-n e sulmojnë edhe përmes dezinformatave.     Foto: AA

Terrorizmi dixhital është një çështje e sigurisë kombëtare dhe marrja e masave kundër tij është përgjegjësi, e jo një zgjedhje për shtetin, tha Shefi i Kryesisë së Komunikimeve pranë Presidencës së Türkiye-s, Fahrettin Altun, në seminarin e Mediave të Reja dhe Terrorizmit Dixhital të mbajtur në Ankara.

Përveç "sulmeve fizike", Türkiye po përballet edhe me “sulme dezinformuese” nga grupe terroriste si YPG/PKK dhe FETO, shtoi Altun.

"Profilet që mbështesin organizatat terroriste shpërndajnë sistematikisht dezinformata kundër vendit tonë në platformat e mediave sociale dhe përpiqen të mobilizojnë opinionin publik vendas dhe të huaj kundër Türkiye-s", tha ai.

Altun gjithashtu u shpreh se këto grupe terroriste përdorin mediat dixhitale për propagandë, indoktrinim dhe komunikim, si dhe për rekrutimin e simpatizantëve dhe militantëve.
"Terrorizmi dixhital është një çështje e sigurisë kombëtare dhe çdo shtet duhet të zbatojë mekanizmat e nevojshëm të mbrojtjes dhe parandalimit kundër kërcënimeve në botën digjitale", tha Altun.
Sipas tij, marrja e masave paraprake kundër terrorizmit dhe krimeve të ngjashme që mund të lindin në botën dixhitale nuk është një zgjedhje e shtetit apo një mekanizëm për të kontrolluar shoqërinë. Por, këto masa siç tha Altun janë përgjegjësi e shtetit ndaj qytetarëve të tij.

AA