Aktiviteti anti-Türkiye i grupit terrorist PKK/YPG në Parlamentin Evropian
Ankaraja zyrtare “dënoi fuqishëm” një aktivitet anti-Türkiye nga krerët dhe mbështetësit e grupit terrorist PKK/PYD/YPG në ndërtesën e Parlamentit Evropian.
“Është e papranueshme të lejohet një aktivitet i tillë që sulmon integritetin e vendit tonë dhe i shërben propagandës së një organizate terroriste që është cilësuar si organizatë terroriste nga Bashkimi Evropian”, thuhet në një deklaratë të ministrisë së Jashtme të Türkiyes.
Kjo situatë sipas ministrisë zbulon edhe një herë “hipokrizinë dhe josinqeritetin e Parlamentit Evropian në luftën kundër terrorizmit”.
Türkiye pret që institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare të qëndrojnë pranë saj në luftën e saj kundër terrorizmit, i cili përbën kërcënim për sigurinë ndërkombëtare, thuhet në komunikatë.
“Lejimi i këtij aktiviteti, i cili synon të fitojë legjitimitet duke përmendur emrin e vendit tonë, bie ndesh edhe me detyrimet ndërkombëtare të BE-së”, theksohet më tej.
Türkiye do të “vazhdojë me vendosmëri luftën e saj kundër të gjitha organizatave terroriste pa dallim”, tha Ministria e Jashtme.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Türkiyes, PKK-ja, e listuar si organizatë terroriste nga Türkiye, ShBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40.000 njerëzve.