Çavuşoğlu: Greqia të mos ëndërrojë     Foto: AA

Ministri i Jashtëm i Türkiye-s, Mevlüt Çavuşoğlu, në një intervistë televizive të martën tha se Greqia po tregon “një qëndrim të padrejtë lidhur me çështjen e juridiksionit detar në Detin Egje”. Ministri turk i bërë thirrje Greqisë “të mos ëndërrojë” lidhur me këtë çështje.

Çavuşoğlu tha se Athina shqetësohet për shkak të rolit të Ankarasë si aktor global.
Ai shtoi më tej se Türkiye u përgjigjet provokimeve të Greqisë në të gjitha zonat, përfshi detin, ajrin dhe tokën.

Cavusoglu gjithashtu kritikoi pozicionin e Shteteve të Bashkuara lidhur me marrëdhëniet Türkiye – Greqi, duke thënë se Washingtoni ka humbur qasjen e balancuar në çështjet që lidhen me ishullin e Qipros dhe Detin Egje.

Roli i Türkiye-s në luftën Rusi - Ukrainë

Çavuşoğlu potencoi se Türkiye është “vendi i vetëm anëtar i NATO-s që ka vizituar dy shtetet në luftë”, që kur lufta mes Moskës dhe Kievit filloi në shkurt të këtij viti.

“Fatkeqësisht, bisedimet dhe procesi i paqes u braktisën. Baraspeshat kanë ndryshuar pasi të dy palët kërkojnë përparim në terren pasi po vazhdojnë përpjekjet për supremaci”, deklaroi Çavuşoğlu.

Veprimet e fundit të Ukrainës dhe Rusisë “e kanë vështirësuar edhe më shumë situatën”, tha Çavuşoğlu, duke shtuar se të dy palët janë të vetëdijshme për politikën e balancuar të Türkiye-s në këtë situatë.

Türkiye vazhdon diplomacinë e saj pa shkëputur marrëdhëniet me Rusinë dhe Ukrainën, nënvizoi kryediplomati turk, duke vlerësuar se vendi i tij po bën rol në një vijë me të drejtën ndërkombëtare.

Sipas Çavuşoğlu -t, Türkiye po bën politika që kanë për qëllim minimizimin e efekteve të luftës, ndërsa nënvizoi se marrëveshja për grurin nuk do të kishte qenë e mundur nëse Türkiye do t’u bashkëngjitej pozicioneve dhe sanksioneve të vendeve perëndimore ndaj Rusisë.

Por Ankara “e mbështet integritetin territorial të Ukrainës”, shtoi ai.

TRT Balkan / agjencitë