Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu, u takua me ministrin e Jashtëm rus Sergej Llavrov. Çavuşoğlu njoftoi në llogarinë e tij në Twitter se u takua me homologun e tij rus Llavrov në Nju Delhi në margjinat e samitit të G20. “E falënderuam sërish për ndihmën që u dërguan viktimave të tërmetit. Biseduam për zhvillimet e fundit në rajonin tonë”, tha Çavuşoğlu.
Samiti i grupit të vendeve të G20 - një forum ndërqeveritar i përbërë nga 19 vende dhe Bashkimi Evropian (BE) - po mbahet në Nju Delhi. G20 punon për të adresuar çështjet kryesore që lidhen me ekonominë globale, si stabiliteti financiar ndërkombëtar, zbutja e ndryshimeve klimatike dhe zhvillimi i qëndrueshëm.
TRT Balkan / agjencitë