Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, tha se një nga gjenocidet më të egra të shekullit të fundit ndodhi dhe është duke ndodhur pranë nesh në Gaza.
Erdoğan mbajti një fjalim në hapjen e mbledhjes së 40-të të Komitetit të Përhershëm për Bashkëpunim Ekonomik dhe Tregtar të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (ISEDAK).
"Një nga gjenocidet më të egra të shekullit të fundit ndodhi dhe është duke ndodhur pranë nesh në Gaza", tha Erdoğan duke theksuar se:
"Regjimi sionist dhe mbështetësit e tij që 13 muaj kanë bërë çdo lloj persekutimi, çdo lloj gjenocidi. Por, nuk arritën t'i gjunjëzojnë vëllezërit tanë palestinezë".
Erdoğan njoftoi se deri më tani me mbështetjen e autoriteteve egjiptiane kanë dërguar mbi 85 mijë tonë ndihma humanitare në Gaza.
"Një nga përgjigjet më të mira që mund t'i jepet agresionit sionist ndaj Gazës dhe Libanit është që më shumë vende të njohin shtetin e Palestinës", u shpreh ai.
Presidenti turk i dërgoi edhe një mesazh botës islame. "Është tejet e rëndësishme që bota islame duke lënë anash mosmarrëveshjet të mbështesë popullin palestinez dhe libanez në luftën e tyre të drejtë", theksoi Erdoğan.