Erdoğan: Për 5 ditë goditëm 114 objektiva në Siri dhe Irak      / Foto: AA

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se përpjekjet për të furnizuar dhe forcuar organizatën terroriste PKK përmes ofrimit të armëve, municioneve dhe strehimoreve stërvitore kanë marrë vrull.

Presidenti Erdoğan njoftoi se gjatë 5 ditëve të fundit 114 objektiva u goditën në kuadër të operacioneve ajrore në Siri dhe Irak, me 78 terroristë të “neutralizuar”.

“Operacionet do të vazhdojnë derisa të jetë e sigurt çdo pëllëmbë e maleve të Irakut verior, të cilat shërbejnë si burim i aktiviteteve terroriste”, tha Erdoğan.

Më tej, presidenti turk theksoi se “meqenëse premtimet që na janë bërë nuk po përmbushen”, askush nuk mund të kundërshtojë Türkiyen në marrjen e masave të nevojshme për sigurinë e saj.

“Përmes operacioneve të suksesshme ndërkufitare, Türkiye qartë dhe pa mëdyshje tregoi se nuk do të lejojë asnjë sulm “kirurgjikal” në territorin e saj”, u shpreh ai.

TRT Balkan / agjencitë