Erdoğan shprehu ngushëllimet dhe dënoi sulmin në kishën Santa Maria      / Foto: AA

Presidenti i Republikës së Türkiye, Recep Tayyip Erdoğan, dënoi sulmin e armatosur në kishën Santa Maria në Istanbul dhe tha se autoritetet po bëjnë gjithçka për të kapur sa më parë autorët.

Shefi i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës së Türkiyes, Fahrettin Altun, ka njoftuar në rrjetet sociale se presidenti turk Erdoğan ka pasur biseda telefonike me zyrtarin lokal Omer Kalayli, priftin e kishës Santa Maria Anton Bulai dhe konsullin polak Witold Lesniak në lidhje me sulmin e sotëm.

“Presidenti ynë shprehu ngushëllimet e tij për të gjithë komunitetin dhe tha se po ndërmerren hapat e duhur për kapjen sa më të shpejtë të autorëve”, tha Altun.

Ai gjithashtu ndau një video të telefonatave të Presidentit Erdoğan.

Dy sulmues të maskuar kryen një sulm të armatosur gjatë meshës në Kishën e Santa Maria dhe vranë një person. Hetimet e policisë dhe kërkimet për autorët e sulmit janë duke vazhduar.

TRT Balkan / agjencitë