Ministri i Jashtëm turk të martën shprehu shqetësime për veprimet e mundshme të qeverisë së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu pas lirimit të të burgosurve izraelitë.
“Të dielën pata një takim në Doha me anëtarë të Byrosë Politike të Hamasit. Pala e Hamasit nuk ka asnjë hezitim në përmbushjen e kushteve të marrëveshjes së armëpushimit.
Megjithatë, ka pikëpyetje në mbarë botën se si do të sillet qeveria Netanyahu pas lirimit të të burgosurve izraelitë”, tha Fidan në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij egjiptian Badr Abdelatty në Ankara.
Fidan i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të marrë një qëndrim të unifikuar në parandalimin e Netanyahut që të rifillojë atë që ai e përshkroi si "gjenocid" për përfitime politike.
Ministri shprehu gjithashtu kundërshtim të fortë ndaj çdo përpjekjeje për të dëbuar palestinezët nga atdheu i tyre, duke iu referuar propozimit të presidentit amerikan Trump.